Friday, June 8, 2012

10 kafshët më të rrezikshme në botë

Edhe pse kafshët herë pas here miqësohen me njerëzit, disa prej tyre, nuk shprehin ndonjë simpati të madhe për njeriun.Fatkeqësisht, ekziston një lloj ‘lufte’ apo konflikti.Njeriu shkatërron ambientin dhe mjedisin natyror të tyre e kafshët e egra, nga ana tjetër, jo pak herë përfshijnë edhe njerëz në vaktet e tjera.Më poshtë albobserver.com paraqet 10 nga kafshët vrasëse më të rrezikshme në planet.

 

10. Bretkosa helmuese (Posion dart frog)



Jeton në pyjet e Amerikës së Jugut dhe helmi i saj mjafton për të vrarë dhjetë njerëz.

9. Bualli afrikan (African buffalo)



Është një kafshë e fuqishme që nuk ngurron të sulmojë gjahtarin që e plagos. Çdo vit vret në Afrikë më shumë njerëz sesa kafshët e tjera.

8. Ariu polar



Është kafsha më e madhe mishngrënës që jeton në tokë. Arusha polar mund të bëhet kërcënuese kur ndjen se kërcënohen vogëlushët e saj.

7. Elefanti



Me peshë 16 tonë, elefantët janë shkaktarë të vdekjeve të rreth 500 njerëzve çdo vit.

6. Krokodili (Saltwater crocodile)



Zvarraniku më i madh në tokë, mund të shkojë deri në 3 metra gjatësi. Çdo vit, shumë njerëz vdesin nga sulmet e krokodilëve.

5. Luani afrikan



Jeton në turmë dhe gjuan në grup. Në Tanzani, çdo vit vdesin rreth 70 njerëz nga sulmi i luanit.

4. Peshkaqeni i bardhë



Për shkak të filmave kinematografikë që janë xhiruar me temë sulmet e kësaj race peshkaqeni ndaj njerëzve, peshkaqeni i bardhë cilësohet në ndërgjegjen e njerëzve si një prej kafshëve më të rrezikshme. Edhe pse teorikisht i ka cilësitë e një kafshe tmerrësisht të rrezikshme, që nga viti 2000 e deri më sot, kjo racë ka sulmuar gjithsej 70 njerëz.

3. Kandil deti helmues (box jellyfish)



Një nga ‘banorët’ më të rrezikshëm të ujit, çdo tentakulë e këtij lloji kandili deti ka helm të mjaftueshëm për të vrarë deri në 60 njerëz!

2. Kobra aziatike



Edhe pse nuk është gjarpri më helmues, kobra aziatike shkakton shumë vdekje çdo vit në Indi.

1. Mushkonja e Nilit



Në vendin e parë ndodhet mushkonja “e pafajshme” e Nilit, e cila nuk përmban as helm dhe asnjë mjet tjetër të fuqishëm që të vrasë njerëz. Por ajo është përgjegjëse për shumë vdekje çdo vit. Pickimi i saj i infekton njerëzit me sëmundje si malaria, temperatura e verdhë, etj. Përllogaritet se çdo vit mbi 700 milion njerëz në gjithë botën vuajnë nga sëmundje të ndryshme, për shkak të pickimit të këtij insekti. Nga këta, 2 milion vdesin. Ndaj, mushkonja e Nilit me të drejtë cilësohet si një nga insektet më vdekjeprurëse në botë!/albobserver.com/
AlbGjithcka. Powered by Blogger.